
NJihni ekipin
Ekipi ynë ligjor
Studio Ligjore Tragaj & Associates është e organizuar në ekipe të specializuara, duke nxitur shkëmbimin e njohurive dhe ofrimin e këshillave gjithëpërfshirëse për klientët. Shumica e avokatëve kanë përvojë ndërkombëtare, formim pasuniversitar dhe angazhim akademik, çka garanton cilësi të lartë profesionale.
Ekipi ynë kombinon ekspertizën në fusha të ndryshme për të ofruar këshilla strategjike, zgjidhje inovative dhe përfaqësim efikas në çështje penale, civile, administrative dhe të biznesit, duke përshtatur përvojën ligjore me nevojat specifike të çdo klienti.

Armand Tragaj
Armand Tragaj ka përfunduar studimet e larta në degën e Drejtësisë, në programin DIND me profil Shkenca Juridike, si dhe Masterin Shkencor në Administrim Publik pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës.
Av. Armand Tragaj është themelues i Studio Ligjore Tragaj & Associates që prej vitit 2012 dhe ofron konsulencë dhe përfaqësim në çështje penale, tregtare, civile, familjare, administrative dhe të së drejtës së punës.
Është i licencuar gjithashtu si Ndërmjetës dhe Agjent i Pasurive të Paluajtshme.

Xhesida Tragaj (Canaliu)
Xhesida Tragaj (Canaliu) ka përfunduar studimet Master Shkencor në Administrim Publik (2014) dhe Master Shkencor në Drejtë Civile-Tregtare (2020).
Prej disa vitesh ushtron profesionin si avokate pranë Studio Ligjore Tragaj & Associates, ku ofron konsulencë dhe përfaqësim në çështje civile, familjare, administrative, tregtare, pune, si dhe në procese që lidhen me marrëdhëniet me publikun.
Është e licencuar si Ndërmjetëse dhe Agjente e Pasurive të Paluajtshme, si dhe ka qenë staf i jashtëm pranë Fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (2019).

Bashkëpuntorët
Studio Ligjore Tragaj & Associates ka zgjeruar fushën e veprimtarisë dhe ka ndërtuar një ortakëri me kolegët Italian të “Studio Legale Associato di Terlizzi”, me të cilët ofron shërbimet në Shqipëri dhe Itali.